Pas paralajmërimit të bërë që prej ditës së djeshme edhe biznesi i vogël ka ndërmarrë 'rrugën' e protestës.

Disa biznese në Korçë në formë proteste kundër taksës që është vendosur së fundi, sot kanë ulur qepenat.

Shumë prej tyre kanë shkruar në hyrje: “Jemi në grevë”, për të treguar se ata nuk janë dakord me masat e qeverisë.

Protesta u paralajmërua nga Shoqata e biznesit të vogël.