Shoqatat e Biznesit ka kundërshtuar paketën fiskale të vitit 2023. Gjatë një konference të përbashkët, ku prezente ishte dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Shoqata e Prodhuesve të Birrës, Ndërtimit, Riciklimit, Eksportuesve pati diskutime dhe krtitika.

Kreu i Dhomës së Tregtisë Nikolin Jaka tha se amnistia fiskale është e padrejtës, sepse dekurajon  sipërmarrjen e ndershme.

“Amnistia fiskale është e padrejtë, sepse dekurajon sipërmarrja e ndershme. Në tërësi, shumë sipërmarrja private, kanë për të qenë pjesë e amnistisë fiskale”, tha Jaka.

Projektpaketa fiskale e vitit 2023 nuk ka ndryshime thelbësore në ligjet e tatimeve përveçse rrit penalitetet për disa kategori dhe veprime të bizneseve dhe unifikon akcizën për industrinë e birrës dhe pijeve alkoolike.