Sipas një studimi të ri, cigaret elektronike dëmtojnë rëndë enët e gjakut dhe zemrën. Gjetjet të cilat u botuan në revistën “Journal of the American College of Cardiology”, vërtetojnë se cigaret elektronike që përdoren gjerësisht nga njerëzit, janë një dëm i madh për shëndetin e zemrës.
Studiuesit janë shprehur se efektet anësore që ato shkaktojnë në organin më të rëndësishëm për jetën, janë të njëjta si nikotina që marrin duhanpirësit nga cigaret tradicionale.
“Njerëzit kanë një nocion të gabuar se cigaret elektronike janë të sigurta,” tha autori i studimi Joseph Ëu, profesor në departamentet mjekësore të mjekësisë dhe radiologjisë, në universitetin e Stanford.
Ekspertët e tjerë të grupit të hulumtuesve thanë se, cigaret elektronike nuk janë të dëmshme vetëm sepse përmbajnë nikotinë si cigaret e zakonshme, por edhe për shkak të kimikateve të tjera që i’u shtohen për të pasur shije të ndryshme.
Sipas studimit, përdoruesit e përditshëm të cigareve elektronike ishin më të rrezikuar për të përjetuar atak kardiak.
“Gjithnjë e më shumë po shohim prova që cigaret elektronike, mund të shkaktojnë një sërë sëmundjesh dhe janë shumë të dëmshme. Kur krahasojmë cigaret elektronike me cigaret tradicionale, është njëlloj sikur të krahasojmë një mollë jeshile me një mollë të kuqe. Të dyja kanë të njëjtin efekt,” tha Laërence Phillips, drejtor i kardiologjisë ambulatore në qendrën akademike mjekësore, Langone Health në New Jork.
Në të dyja rastet si cigaret elektronike dhe tradicionale, i sjellin më shumë problem njerzve në rastin e sëmundjes me Covid-19. Pasojat e cigares mund të jenë edhe fatale, pasi mushkëritë janë ato që dëmtohen brutalisht.





