28tetor 2015 – Banka Botërore bëri publike shifrat e biznesit në Shqipëri. Sipas saj, vendi ynë ka pësuar rënie drastike gjatë vitit 2014, duke rënë me plot 29 vende. Shqipëria shënon ulje në klasifikimin e 189 vendeve, duke u radhitur në vendin e 97 nga vendi i 68 ku ishte më parë.
Një fakt interesant pas këtij raporti jep faqja “Jeta osh qejf”, e cila është bërë denoncuesja më e madhe e fenomeneve në vend. “Na bën shumë përshtypje, që edhe pse ka disa javë që tatimorët kanë filluar të kontrollojnë biznesin e madh, si për çudi, asnjë shkelje nuk është gjendur tek ta, ndërkohë siç shihet dhe te kjo foto e kapur sot në Durrës, nuk lënë kokërr patate e kokërr domate të kalojë pa faturë tatimore”.
Tregtarët e vegjël apo ata ambulantë janë rënduar më tepër nga aksioni i Tatimorëve, të cilët kërkojnë kupon edhe për blerjet më elementare.
/portali DurresLajm/