Biznesmenët italianë kanë dalë mëngjesin e kësaj të marte në protestë përpara ambasadës së tyre në Tiranë.

Me pankarta në duar, por edhe të vendosur në kangjellat anash rrugës, ata kanë qëndruar aty për disa minuta.

Ndër kërkesat e tyre janë ato për dëmshpërblim për dëmet që ka sjellë 1997-a, kurse profesionale dhe bashkëpunim me IADSA.

Pankartat:

Të braktisësh sipërmarrësit është e barabartë si të braktisësh Shqipërinë”.

“Protestë kundër qeverisë dhe ambasadës së Italisë”.

“Kërkojmë: Dëmshpërblim për dëmet që ka sjellë 1997, kurse profesionale dhe bashkëpunim me IADSA”.