Kryebashkiakja e Durrësit ka zhvilluar sot një takim pune me biznesmenë izraelitë që operojnë në sektorin e turizmit.
Sako thotë se i ka paraqitur miqve izraelitë një prezantim të hollësishëm të trashëgimisë shumë të pasur kulturore historike të qytetit tonë si dhe potencialin e jashtëzakonshëm turistik e ekonomik të Durrësit.
“Po kështu i njoha biznesmenët izraelitë me projektet madhore që po zbatohen dhe që po i japin një hov të ri zhvillimi qytetit.
Bashkëbiseduam edhe për mundësitë e mëdha që ofron Durrësi për të investuar në sektorin e turizmit pasi Durrësi është destinacioni kryesor turistik i vendit tonë”, tregon ndër të tjera Emiriana Sako.
Më pas biznesmenët izraelitë vizituan qytetin si dhe disa nga monumentet më të rëndësishme të Durrësit si Amfiteatrin, Torrën Veneciane etj.