Ndonjëherë çuditë në botën e futbollit janë vërtet të pafundme. Një histori e “veçantë” vjen nga Kina e largët, aty ku një biznesmen shumë i suksesshëm aziatik, HeShishua, në javët e kaluara bleu klubin e Zibo Kuju. Klubi gjendet në ligën e dytë, mirëpo biznesmeni dhe pronari i ri, në vend të mendojë për ringritjen e ekipit, mendoi më parë të plotësonte tekat e djalit të tij.

Kjo sepse HeShishua detyroi trajnerin e skuadrës të aktivizojë në lojë djalin e tij, i cili përveç se nuk është personi më i talentuar në futboll, është edhe mbipeshë. Sakaq, si për të plotësuar çmendurinë, djali i presidentit mban edhe numrin 10 në fanellë, një numër shumë domethënës në futboll e që historikisht vishet nga më të dalluarit.

Sigurisht, kjo situatë ka ndikuar edhe në fushën e lojës pasi në pesë ndeshje skuadra e Zibo Kuju ka marrë vetëm një pikë dhe ka shënuar vetëm një gol, duke u renditur i fundit në klasifikim.