Një përplasje ka ndodhur sot në Elbasan mes kandidatit për deputet nga radhët e Partisë Demokratike Luçiano Boçi dhe biznesmenit Gjergj Luca.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal në zonën e Labinotit, ku Boçi është kërcënuar me jetë prej Lucës.

Pas konfliktit, si kandidati për deputet dhe biznesmeni kanë bërë denoncimet e tyre në Prokurori për ngjarjen.