Pushimet e këtij dimri mund të kishin qenë ato ndër më të këqijat në jetën e një biznesmeni nga Latina. Pasi konsumoi diçka në një restorant, biznesmeni u largua duke harruar aty një çantë me rreth 95 mijë euro.

Pasi punonjësit e barit e pikasën çantën, kontrolluan menjëherë për të gjetur poseduesin e tyre, të cilin e lajmëruan menjëherë. Por surpriza ishte e madhe kur panë që të gjitha paratë ishin në çantë.

“Motra ime e gjeti atë në një tryezë jashtë restorantit dhe si zakonisht e vendosim atë pas banakut duke pritur që dikush të vijë e ta kërkojë. Por teksa askush nuk erdhi që ta tërhiqte, ne e hapëm duke kërkuar gjurmë për të gjetur pronarin. Aty ndodheshin shumë para. Rreth 15 mijë euro kesh, letra me vlerë, çeqe dhe kuponë karburanti. Kur ai u shfaq ne i thamë që të ketë kujdes me ato para,” thotë Amedeo, pronari i barit.