Një biznesmen 26-vjeçar që fiton 66 mijë paund në muaj është zemëruar me femrat materialiste dhe e ka pritur Shën Valentinin, beqar.

Matthew Lepre fiton të ardhura kaq të mëdha nëpërmjet firmave komerciale online dhe një biznesi kursesh në botë. Në një intervistë për “MailOnline”, ai tha se është gati për të patur një lidhje serioze me një femër që e do për karakterin jo për paratë.

“Dua të dal me dikë që dëshiron të qëndrojë me mua si njeri dhe jo për llogarinë time bankare. Përgjatë suksesit tim kam kuptuar se lumturia apo dashuria nuk blihet me para dhe familja, partneri, është dikush që dëshiron të qëndrojë krah teje në të mirë e në të keqe”.

Sipërmarrësi nga Australia tha për “MailOnline” se askush nuk mund ta akuzojë se ka përdorur paratë. Para tre vitesh, Matthew bënte 3 punë për të mbështetur nënën e tij. Tani ia ka dalë që të bëjë një jetë luksoze vetëm falë bizneseve online.