DURRËS, 13 tetor 2014–  Një lajm sensacional jepet nga mediat kosovare, ku një biznesmen ofron 1 milionë Euro premio për Kombëtaren Shqiptare në rast se kuqezinjtë marrin një fitore në Beograd kundër Serbisë. Më 14 Tetor zhvillohet takimi i radhës eliminator i Euro 2016 për kombëtaren, por Federata Serbe e Futbollit u ka mbyllur dyert tifozëve shqiptarë në Beograd madje ka deklaruar se çdo shqiptarë i pranishëm në stadium do të arrestohet.

Gjithsesi Besnik Benz (pronari i kompanisë Garage Benz Universel) premton 1 mln Euro shpërblim për skuadrën e De Biasit në rast të një suksesi në Serbi.