Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, në afërsi të fshatit Golem këtë të premte.

Automjeti tip “Mercedes” me targa AA 334 RP ka humbur kontrollin pasi ka kaluar barrierat e hekurta dhe ka përfunduar në kanalin anësor të autostradës.

Drejtuesi i automjetit është Kristian Boçi, i cili në momentin e aksidentit udhëtonte bashkë me dy fëmijët e mitur. Pas aksidentit ata janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje për të dokumentuar ngjarjen dhe shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet lagështia në dhe shpejtësia r lartë. Pranë spitalit të Lushnjës mësojmë se dy fëmijët dhe drejtuesi janë jashtë rrezikut për jetën.