Nis hetimi ndaj një shtetasi italian, administrator i një firme private në Xhafzotaj të Durrësit.
Ndaj tij ka ngritur padi pronari i një firme transporti në Durrës, duke e akuzuar shtetasin me iniciale C.S., 50 vjeç, banues në Itali, se e ka mashtruar duke mos e paguar prej një viti për shërbimet e transportit që i ka kryer kjo firmë.
Pronari i firmës së transportit, shtetasi A.M. 48 vjeç, banues në Durrës, e akuzon italianin gjithashtu për falsifikim dokumentesh.
Ndërkohë që kanë nisur hetimet, materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.
Njoftimi i policisë:
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 29.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin Italian C.S, vjeç 50 banues në Itali administrator i nje firme private, në fshatin Xhafzotaj, Durrës, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve, prej një viti, shtetasit A.M vjeç 48 banues në Durrës, nuk i ka paguar nje shumë prej disa eurosh, për shërbimet e transportit që i ka kryer kësaj firme. Neni 143 e 180 i Kodit Penal.





