Në një komunikim për "DurrësLajm", avokati Ilir Malindi, babai i Gentian Malindit i cili është shpallur në kërkim, si një nga personat e akuzuar në lidhje me heroinën e kapur në kontenierët në Durrës deklaroi se policia gënjen dhe mashtron lidhur me të birin.

Sipas avokatit të njohur, policia e ka mbajtur drogën një muaj në survejim dhe pasi u shpëtuan personat që e kishin porositur atë, akuzojnë djalin e tij.

"Në vend se të arrestojnë përgjegjësit, shpallin në kërkim persona që nuk kanë lidhje me këtë çështje. Im bir do të qëndroje në arrati deri në momentin që do të marrë zgjidhje kjo situatë në rrugë ligjore", është shprehur avokati Malindi.