Zbardhen detaje të tjera lidhur me ngjarjen e rëndë që u regjistrua sot në Velipojë ku një 40-vjeçar u arrestua nga policia, pasi akuzohet se ka kryer veprime të turpshme me një vajzë 7-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në Velipojë dhe sipas policisë i arrestuari është Nosh Gjoni, 40-vjeç.

Mësohet se ka qenë e ëma e vajzës e cila e alarmuar ka lajmëruar policinë pasi ka parë gjeste të Nosh Gjonit ndaj vajzës së saj. Ajo mësohet se është shitëse në Velipojë, ndërsa Gjoni, pronar i disa banesave që i jep me qera gjatë sezonit veror në Velipojë

 

NJOFTIMI I POLICISE:

“Nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër u arrestua në flagrancë shtetasi Nosh Gjoni, 40 vjeç, banues në fshatin Pulaj, Velipojë Shkodër pasi dyshohet se ka kryer vepra të turpshme ndaj shtetases së mitur A.K, 7 vjeçe”.

Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Vepra të turpshme me të mitur”, parashikuar nga neni 108/3 i Kodit Penal.