Elton Ilirjani vazhdon të thyejë tabu edhe në SHBA, teksa ka veshur fustanin modern të nusërie në rrugët e Brooklyn, në lagjen e njohur, Dumbo.

Fustani i nusërisë ekstravagant, kombinuar me ngjyrat e flamurit amerikan! Taka blu, geta të kuqe me perla të kapura në tërësinë e tyre. Kapele franceze me Swarovski, syze artizanale franceze dhe perla në qafë.

Kjo veshje nusërie unike dhe shumë e bukur edhe për vajzat që kanë plane martese këtë verë. Mashkulli i parë shqiptar dhe ndër shume të pakët në botë që guxon të veshë fustan nusërie të bardhë është pikërisht biznesmeni homoseksual Elton Ilirjani.