Një biznesmen në Sarandë, është aksidentuar duke pësuar dëmtime në trup, kryesisht në qafë.

Bëhet fjalë për Pëllumb Keqin, 47 vjeç, pronar i Hotel “Mare” në Ksamil, është rrëzuar nga shkallët e hotelit aksidentalisht dhe për rrjedhojë ka pësuar trauma të ndryshme, sidomos në qafë.

Pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës, për shkak të situatës së rëndë të traumave të tij, është kërkuar ndihma e helikopterit, raportojnë meediet lokale.

Keqi është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.