Rreth 200 punonjës te një kompanie në Michigan do kenë Krishtlindje shumë të lumtura këtë vit pasi po dhuron gati 4 milionë dollarë shpërblime për festat e fundvitit.

Kompania FloraCraft është prodhuesi kryesor i produkteve artizanale dhe ka produktet më të shitura në Walmart, Amazon, Michaels, Joann dhe Hobby Lobby.

Ideja e dhuratës së çmuar për punonjësit erdhi nga pronari dhe kryetari Lee Schoenherr, i cili drejton kompaninë që nga viti 1973.

Surpriza u njoftua më 14 dhjetor në drekën e festës së kompanisë, ku disa punonjës nuk i mbajtën dot lotët kur morën lajmin e mrekullueshëm.

"Kjo është diçka që Lee dëshironte ta bënte prej shumë vite,"-tha Eric Erwin, president dhe CEO i FloraCraft.