Prezantuesi i emisionit “Stop” Saimir Kodra ka sqaruar edhe njëherë historinë e marrjes së një ryshfeti prej 18 mijë euro për llogari të prokurorit Ardian Braho.

Gjatë emisionit “Stop” u publikua biseda e Kodrës me Gani Manollarin, të cilit i ishte bllokuar një transfertë bankare prej 150 mijë euro.

Manollari tregon për bisedën që ka pasur me oficerin e policisë gjyqësore, ku ndër të tjera i ka thënë se në prokurori punohet me përqindje në raste të tilla duke i kërkuar 20 mijë euro për zgjidhjen e problemit.

“Fola me të më tha por nuk foli për shifra”, tregon Manollari për bisedën me Fatos Lushin. Më tej në një bisedë tjetër, me oficerin kur ky i fundit ka qenë në prani të prokurorit Braho.

“Më kanë thënë 20 mijë euro se këtu punohet me përqindje”, tregon biznesmeni Manollari.