Biznesmeni Elton Ilirjani, ka rrëfyer së fundmi në një intervistë arsyen se pse këngëtarja e mirënjohur, Parashqevi Simaku, e cila para pak muajsh u gjet e pastrehë dhe në gjende jo të mirë shëndetësore, dështoi në karrierë pasi shkoi të jetonte në SHBA.

Iliriani rrëfen se ëndrrat e ikonës së muzikës shqiptare për Hollywood-in ishin të mëdha por ato u shuan pasi ajo nuk zgjodhi të ishte një punonjëse seksi.

Ajo dështoi sepse ajo nuk zgjodhi që të ishte një “punonjëse seksi” siç janë shumë artistë të tjerë dhe në skandalet që keni parë në SHBA. Parashqevi Simaku është një person shumë i pastër, shumë i dashur, që ka besim të madh te Zoti. Ajo e rrezaton këtë. Kur ka shkuar në Hollywood, jo vetëm që nuk ka pasur mbështetjen e askujt nga shqiptarët, por edhe është goditur. Është goditur që në hapat e saj në Hollywood,” u shpreh biznesmeni në Opionion.

Sipas Ilirjanit, Simaku ka qenë një divë dhe ky status ka pasur të mirat dhe të këqijat e veta. Ai mohoi thashethemet se Simaku ka përdorur drogë apo se ka qenë e alkoolizuar.

“Ka pasur të mirat ky status, por ka pasur dhe të këqijat që është goditja e madhe që i është dhënë vetë nga bashkatdhetarët e saj në fushën e artit. Parashqevi Simaku ëndërronte të ishte yll në Hollivud dhe i kishte të gjitha kriteret. Problemi që ka hasur ajo ka qenë që është person që vjen nga një familje e varfër me norma dhe rregulla. Është folur shumë për jetën e saj private sikur bënte drogë, sikur është e alkoolizuar. Asnjë nga këto nuk është e vërtetë”, tha ai.

Ndër të tjera Elton theksoi se di shumë gjëra për Parashqevinë por sipas tij, jo të gjitha thuhen.

“Unë di shumë gjëra për Parashqevi Simakun. Jo të gjitha thuhen. Nuk thuhen për arsye se ka persona publikë në Shqipëri që janë përpjekur t’i shkatërrojnë karrierën dhe e kanë përndjekur atë dhe në jetën private me familjen e saj”, u shpreh ai.