Dy banorë të Shijakut i janë drejtuar komisariatit të policisë për të denoncuar administratorin e një klinike private që u ka marrë në mirëbesim një sasi eurosh, por nuk ua ka kthyer.

Në polici janë paraqitur shtetasit A.Sh. dhe V.D. përkatësisht 33 dhe 29 vjeç, të cilët kanë treguar para efektivëve të policisë se i kishin dhënë një sasi eurosh shtetasit turk N.U. 39 vjeç dhe këtë gjë e kanë bërë në mirëbesim, nisur nga njohja me të. Por kur kanë kërkuar rikthimin e parave, ato nuk u janë kthyer mbrapsht.

Pas denoncimit të dy banorëve të Shijakut, policia e Dutrrësit ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për biznesmenin turk, i akuzuar për “Mashtrim”.