Një shpërthim ka ndodhur gjatë natës në një lokal në qytetin e Vlorës.

Sipas policisë, shpërthimi mund të jetë kryer me lëndë shpërthyese “Dinamit” në lokalin në pronësi të shtetasit R.M., 56 vjeç. Lokali ndodhet në katin e parë të një pallati, ku janë shkaktuar vetëm dëme të lehta materiale.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 03:20, në lagjen “Lirimi” ka ndodhur një shpërthim me pasoja të lehta.

Ngjarja ka ndodhur në katin e parë të një pallati (lokal) në pronësi të shtetasit R.M., 56 vjeç, ku për pasojë është dëmtuar vetëm xhami i dritares së këtij lokali.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se shpërthimi mund të jetë kryer me lëndë shpërthyese “Dinamit”, pasi në vendngjarje është gjetur mbetje fitili.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për zbulimin e autorëve.