Rreth orës 03:25 të ditës së sotme në banesën e biznesmenit Robert M., 57 vjeç, banues në Vlorë, persona të paidentifikuar ende, i kanë vendosur lëndë eksplozive kësaj banese.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Lirimi" pranë rrugës "Demokracia", ku dyshohet se pranë derës së kësaj banese (kati II) është vendosur një sasi e vogël lëndë shpërthyese.

"Si pasojë e shpërthimit, kemi vetëm dëmtime të pjesshme të derës së banesës. Në momentin e ndodhjes së ngjarjes, nuk ka patur njeri në banesë. Bëjmë me dije se këtij objekti (lokal-banesë) i është vendosur eksploziv edhe disa ditë më parë, me pasoja të lehta materiale" njofton policia e Vlorës.

Policia vijon veprimet hetimore në lidhje me zbardhjen e ngjarjes, ndërsa blutë e Vlorës bëjnë me dije se o punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës.