BJELLORUSI, 27 shkurt 2013 – Valuta botërore, dollari, është në rrezik, pasi kartmonedhat e dollarit "i han" një kërpudhë e padukshme, shkruan botimi zyrtar i Parlamentit bjellorus, "Narodnaja gazeta".

Gazeta paralajmëroi në lidhje me ruajtjen e kartmonedhave të dollarit, pasi në rast të dëmtimit të kartmonedhave nga kërpudha mund të lindin vështirësi në shitjen e tyre në pikat e këmbimit të valutës.

"Narodnaya gazeta" thekson se në krahasim me dollarin amerikan, rubla bjelloruse apo euro, nuk rrezikohen nga kërpudha, pasi ato prodhohen në bazë të një teknologjie tjetër.