Bjordi dhe Adela kanë qenë çifti më i përfolur në Big Brother. Pak kohë më parë ato vendosën që rrugët e tyre të ndaheshin dhe secili prej tyre ndoqi ëndrrat dhe dëshirat e veta. Duket se Bjordi tashëm është ‘shëruar’ plotësisht nga ndarja më Adelën dhe ka krijuar një lidhje të re. Jona Spahiu është vajza që i ka rrëmbyer zemrën regjisorit dhe që nuk ngurron ta shfaqë këtë në rrjetet sociale.
Herë pas here ajo poston foto me ish-banorin e “Big Brother Albania” nën hashtag-un #dashuriaështënëajër. Çifti i ri duket se po e përjeton më së miri fillimin e lidhjes së tyre duke bërë udhëtime të shumta në vend e të ndryshme jashtë Shqipërisë.