Bjordi Mezini është një nga protagonistët më të komentuar të reality-show-t “Big Brother”, për historinë e veçantë të jetës dhe po ashtu lidhjen e dashurisë që krijoi brenda shtëpisë së vëzhguar nga kamerat. 

Pas shumë vitesh nga pjesëmarrja në atë spektakël, ai iu përkushtua punës si aktor me seriale televizive, duke bërë realitet ëndrrën e tij të hershme për t’iu dedikuar kinemasë.

Pas kthimit nga Italia dhe vendosjes në Tiranë pesë vite më parë, ai njohu një vajzë të panjohur në publik, e quajtur Jona Spahiu, e cila u bë e dashura e tij për 5 vite. Por duket se ndërkohë që ai kishte bërë edhe plan për martesë, marrëdhënia ka përfunduar për çiftin. Në fillim u kuptua që mes tyre ishin ftohur gjërat, pasi Bjordi kishte kohë që nuk postonte në “Instagram” foto me të dashurën.