Ambasadorja Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar pasi  Byroja Kombëtare e Hetimit pranoi gabimin e bërë me skualifikimin nga gara të “kandidatit”. Kim, me anë të një postimi në rrjetet sociale, është shprehur se SHBA e mbështet reagimin e BKH-së, duke e konsideruar si një sinjal se po punohet me transparencë dhe integritet. 

 “Ne e përshëndesim njoftimin e BKH se ajo ka shqyrtuar rezultatet e testit dhe ka korrigjuar një gabim. Sinjal i fortë që BKH po siguron transparencë dhe integritet, praktikon kontrollin e cilësisë dhe po merr përgjegjësi për veprimet e tij. Kështu duket reforma e vërtetë!,” – shkruan Kim. 

Byroja Kombëtare e Hetimit ka pranuar gabimin me skualifikimit të një kandidati, i cili ka qënë pjesë e garës për t’u bërë hetues i të ashtuquajturës FBI-ja shqiptare. Në një reagim zyrtar, BKH-ja i ka hedhur fajin për skualifikimin e një prej kandidatëve programit “Microsoft Exel”, që sipas tyre “gaboi” në renditjen e kandidatëve në bazë të pikëve të mbledhura. Ndërsa shtoi se të gjitha rezultatet e tjera të përllogaritura janë të sakta.