“Ventouris Ferries” rikthen sërish ofertën e të premtes së zezë! Bëhet fjalë për të premten e fundit të nëntorit, e cila njihet në shumë vende të botës si “Black Friday”.
Kompania e lundrimit në linjën e trageteve Durrës-Bari dhe anasjellas, duke filluar nga mesnata e sotme e për 24 orë rresht, sjell për udhëtarët ofertën speciale, me çmime shumë më të ulëta sesa në ditë të zakonshme.
Deri në 70% zbritje do të përfitoni nëse prenotoni bileta udhëtimi nga ora 00:01 deri në orën23:59 të datës 24.11.2017.
Çfarë duhet të keni parasysh:
–Oferta është e vlefshme për linjën shqiptare dhe atë greke.
–Biletat e blera me ofertën speciale “BLACKFRIDAY” nuk janë të rimbursueshme.
–Diferenca mund të aplikohet nëse biletat ndryshohen.
–Oferta është e vlefshme për nisje nga data 24.11.2017 deri më 30.09.2018.
–Oferta është e vlefshme për një numër të kufizuar vendesh.
Kompania bën me dije se të gjithë ata që janë të interesuar për të blerë biletat mund të drejtohen tek agjencia e tyre e udhëtimit ose mund t’i blejnë online në faqen zyrtare www.ventourisferries.com.





