Itali, 12 prill 2014 – Një black out energjitik në një spital të Firences në Itali i ka befasuar mjekët që po asistonin në një operacion çezarian. Ndërprerja e energjisë ka zgjatur rreth 1 minutë e gjysëm dhe gjeneratori i spitalit nuk ka hyrë në funksion. Gjithsesi mjekët e kanë vazhduar operacionin që ishte drejt përfundimit dhe mamaja e bebi janë në gjendje të mirë.
Gjatë kohës që nuk pati energji, u fik edhe pajisja që tregon parametrat jetësorë të pacientit, por mjekët vazhduan ndërhyrjen kirurgjikale duke e ndriçuar vendin me dritën e telefonave Smartphone.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





