Një ndërprerje e madhe e energjisë elektrike duket se ka prekur pjesë të Spanjës dhe Portugalisë.

Raportet lokale thonë se ka bllokime trafiku në qendër të kryeqytetit spanjoll, Madrid, për shkak të mos funksionimit të semaforëve.

Operatori i rrjetit elektrik të Spanjës, Red Electrica, ka konfirmuar ndërprerje të energjisë në të gjithë vendin.

Ajo njoftoi se po punon për të rivendosur furnizimin me energji elektrike dhe për të analizuar shkaqet e ndërprerjeve.

“Të gjitha burimet po i kushtohen zgjidhjes së tij”, thuhet në një postim në X.

Kompania kombëtare hekurudhore e Spanjës, Renfe, thotë se i gjithë Rrjeti Kombëtar i Energjisë Elektrike i vendit u ndërpre në mesditë.