SAN PAOLO, 02 mars 2013 – Një blackout elektrik i papritur ka lënë në errësirë për të paktën 3 orë aeroportin e Brazilias, në Brazil. Mungesa e zgjatur e energjisë elektrike ka shkaktuar anullimin e disa fluturimeve dhe vonesa të shumta tek të tjerët.

Të gjata kanë qenë rradhët para check in-ve, ku procedurat e regjistrimit të pasagjerëve janë bërë me dorë duke ngjallur protesta mes këtyre të fundit.  

Sipas konsorciumit që ka nën administrim aeroportin brazilian blackout-i është shkaktuar nga një rënie tensioni e linjave që furnizojnë me energji aeroportin 'Juscelino Kubitschek'.

/m.l. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/