Tiranë, 20 qershor 2014 – Ditën e sotme pritet që të takohet kryeministri Edi Rama me ish-kryeministri britanik, Tony Blair. Ky i fundit ndodhet për një vizitë në Tiranë, e dyta pas asaj në tetor të 2013 kur qeveria e re sapo kishte marrë detyrën.
Gjatë prezencës së tij në kryeqytet, mësohet se Balir do të zhvillojë takime me kryeministrin Edi Rama dhe ministra të kabinetit qeveritar.
Ardhja surprizë e Blair vjen në një moment të rëndësishëm për integrimin e vendit, vetëm pak ditë para vendimmarrjes për statusin po kështu dhe pas një aksioni të bujshëm të shtetit në Lazarat.
Toni Blair, është këshilltar i qeverisë Rama, marrëveshje kjo e firmosur që para zgjedhjeve të qershorit, rezultati i të cilave riktheu të majtët në pushtet.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





