10 qershor 2014 – Akuzave ndaj Qatarit për korrupsion, presidenti i FIFA-s tenton t’i japë ngjyrim racist, si për ta kanalizuar në tjetër drejtim skandalin. Në Dhjetor 2010, vendi i Gjirit Persik u zgjodh mes debateve si organizator i Botërorit 2022 dhe ndërkohë FIFA ka nisur hetime të brendshme pas pretendimeve të përsëritura për pazare. Së fundi, nga mediat britanike doli lajmi se miliona Dollarë janë shpenzuar në lobimin që Katarit t’i besohet organizimi i Kupës së Botës, por për Sepp Blatter ky nuk është një sulm vetëm ndaj këtij vendi.

“Eshtë ngritur një stuhi e fuqishme kundër FIFA-s në lidhje me Botërorin në Katar. Për fat të keq ka një lloj diskriminimi dhe racizmi në këtë mes dhe kjo më trishton. Për vlefshmërinë e proceseve votuese për Kupat e Botës në vitet 2018 dhe 2022, FIFA do të vendosë në Shtator apo Tetor dhe kështu e gjithë kjo çështje mund të mbyllet njëherë e mirë”.

Një hetim i pavarur me në krye juristin amerikan, Michael Garcia, ka nisur për të dy Botërorët e ardhshëm dhe rezultatet e hetimit do t’i paraqiten FIFA-s nga mesi i Korrikut. Ndërkohë komiteti organizator nga Katari ka hedhur poshtë çdo akuzë për pazare, duke dhënë garanci të plotë se votat e Botërorit 2022 janë marrë me ndershmëri.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/