Autori i muraleve patriotike anekënd Shqipërisë, Bledar Çakalli, ka nisur prej disa ditësh projektin e radhës.
Bëhet fjalë për vizatimin e një muraleje gjigande me portretet e 40 firmëtarëve të Aktit të Pavarësisë. Kjo vepër po realizohet në aksin nacional Vlorë-Orikum në afërsi të fshatit të Jonufrës dhe pritet të përfundojë në fund të muajit dhjetor.
Siç duket dhe në pamjet filmike që “DurrësLajm” po publikon, krahas murales që po vizatohet janë vendosur dhe flamuj të Shqipërisë dhe Kosovës, në kuadër të festave të nëntorit.