Itali, 26 mars 2014 – Duke gdhirë 3 marsi i vitit 2013 Bledar Marini në përleshje e sipër me dy rumunë, Stefan Catalin Barkuta 37 vjeç dhe kunatin e tij e plagos për vdekje Barkutën. Dy rumunët, të armatosur , po tentonin të grabisnin një prostitutë rumune, që “punonte” për Bledarin dhe ishte e fejuara e tij. Bledari me grushta, shkelma dhe duke përdorur thikën arriti t’i zmbrapste dy agresorët, duke i përgjakur që të dy.

Avokati i Bledar Marinit kërkoi gjykim të shkurtuar dhe prokurori në pretencën e tij kërkoi 17 vjet burg për vrasje dhe për favorizim prostitucioni. Kunati i viktimës Barkuta u dënua me 16 muaj burg për tentativë grabitje me dhunë.

Seanca e fundit e këtij gjyqi do të mbahet më 9 prill. 

/gje. th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/