Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi është shprehur se brenda vitit të parë të qeverisjes së mandatit të tretë të PS, çdo shqiptarë do të ketë një adresë të saktë se ku jeton.

Ai gjithashtu siguron se aleati i qeverisë mbeten njerëzit e zakonshëm, dhe shton se Policia e kësaj dekade do të jetë model në të gjitha drejtimet duke arritur mesataren europiane.

‘’Aleati ynë mbeten njerëzit e zakonshëm. Policia këtë dekadë do jetë model, për sjelljen me ju, reagimin, polici komunitare ku njerëzit do të jenë të përfshirë në sigurinë e përbashkët.

Sot jemi ulur karshi partnerëve e agjencive europiane, nesër marrim drejtimet e operacioneve të përbashkëta për trafiqe e aktivitete kriminale. Kemi afruar 3 mijë të rinj e të reja në Polici. Do të ruajmë këtë trend të ri pozitiv, duke arritur në mesataren e BE. Vizioni ynë do të marrë jetë me infrastrukturë e logjistikë si asnjëherë më parë.

Do e bëjmë territorin ,rrugët e jetët tona më të sigurta. Do sofistikojmë më tej shërbimet dhe kufirin. Pikat kufitare janë fytyra e parë e miliona turistëve në vendin tonë. Pas 3 dekadave kaosi me sistemin e adresave, do të dijë kush jeton ku, për të rinovuar marrëdhënien me qytetarin, çdo qytetar do të ketë një adresë brenda vitit të parë të mandatit të tretë.’’– tha Çuçi.