Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi i ka deleguar detyrën zv.ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari deri në datën 30 prill.

Çuçi ia ka deleguar kompetencat Lamallarit nga data 25 mars, dita kur nisi zyrtarisht fushata elektorale, deri pas zgjedhje.

“Këto kompetenca do të ushtrohen për periudhën e sipërpërmendur me ndërprerje vetëm në rastet kur kompetencat rimerren nga titullari i institucionit”, thuhet në vendim.

Çuçi është drejtues politik në Gjirokastër, ndërsa është renditur i treti në listën e PS-së në këtë qark.