Durrës, 26 maj 2014 – Në fundjavë kapiteni dhe portieri 29 vjeçar i Teutës, Bledian Rizvani, është martuar në një ceremoni madhështore, e cila ka nisur nga fusha e futbollit për të përfunduar në një ceremoni luksove në mbrëmje në prani të 200 të ftuarve.

Në fushën e futbollit, kapiteni dhe bashkëshortja e tij kanë shkrepur foto artistike ku në njërën prej tyre Rizvani i pakalueshëm në ndeshje zyrtare ka pësuar gol nga një gjuajtje 11 metërshi prej bashkëshortes së tij.

Më pas në mbrëmje përveç familjarëve dhe të afërmve e miqve në ceremoninë e martesës së kapitenit kanë marrë pjesë të gjithë futbollistët dhe zyrtarët e klubit të futbollit Teuta që kanë ndezur edhe më shumë atmosferën në njërin nga komplekset luksozë të qytetit bregdetar.

Durrëslajm.com i uron jetë të lumtur kapitenit të Teutës Bledian Rizvani dhe bashkëshortes së tij Marsida dhe ju servir këto foto ekskluzive nga ceremonia e martesës.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/