Shoqata “Blegtorët Prodhues të Qumështit” është mbledhur përpara ministrisë së Bujqësisë, ministrisë së Financave dhe Kryeministrisë për të protestuar për skemën kombëtare 2026. Me disa pankarta nëpër duar, ata bëjnë thirrje për politika më të qëndrueshme për sektorin e bujqësisë.

“Bojkotoni ushqimin serb” , “Kontribuo të ushqehemi shëndetshëm”, “Naftë pa taksa” , “ Ulja e çmimit të qumështit nga përpunuesit në kohë lufte është antikombëtare”,  “Duam të punojmë dhe jetojmë me dinjitet”, “Bojkotoni fermat serbe”, “Duam ministri bujqësie jo propagandë”, janë disa nga pankartat që ata kanë parashtruar ndërsa protestojnë përpara institucioneve.

Njëri prej tyre dëgjohet teksa thotë se nuk kanë dalë në protestë për të bërë politikë por për të kërkuar të drejtat e tyre.