Blegtorët në Gjirokastër kanë dalë sërish në rrugë për të protestuar për kërkesat e paplotësuara prej Ministrisë së Bujqësisë.
Sot blegtorë nga 10 bashki të jugut kanë bllokuar për disa minuta hyrjen e aksit nacional Kardhiq-Delvinë në urën e Kardhiqit duke sjellë në vëmendje edhe një herë kërkesat e paplotësuara.
Përveç kërkesës për të rinegociuar çmimin e shitjes së qumështit blegtorët kërkojnë rigjenerimin e kullotave restaurimin e veprave ujore malore lerava e pritave, rregullimin e tregut të shitjes së mishit që sipas tyre po avantazhon mishin e importit si dhe dyfishimin e subvencionit për krerë të të imëtave.
Rreth dy javë më parë në një takim me ministren Denaj ata pretendojnë se kanë marrë premtime që nuk janë mbajtur për këto probleme.
Blegtorët thanë se do të vazhdojnë protestën deri sa sektori të konsiderohet prej autoriteteve dhe të marrë vëmendjen që i takon.
Ata gjithashtu pretendojnë se lista e gjatë e probleme për blegtorinë përfshi kostot e rritura të bazës ushqimore dhe karburanteve ka përgjysmuar tufat dhe ka çuar drejt emigrimit shumë fermerë. Sipas tyre kjo vetëm për të favorizuar industri më të mëdha prodhimi në dëm të autenticitetit dhe traditës bletorale të maleve të jugut.