SHBA, 08 mars 2013 – Një amerikan është surprizuar kur ka zbuluar në garazhin e shtëpisë që sapo kishte blerë një pasuri të vërtetë që vlen rreth 30 milion dollarë. Portali Ritholtz tregon historinë e çuditshme që i ka ndodhur Thomas Schultz, kur ka blerë shtëpinë e tij, në Bellport, në periferi të Nju Jorkut.
Schultz vendosi të blinte në vitin 2007 një shtëpi të vogël dhe me çmimin më të lirë në të gjithë provincën, por surprizën e pati kur shkoi të shohë garazhin e saj.
Aty ai gjeti një koleksion pikturash të impresionistit amerikan me origjinë armene Arthur Pinajian, i cili kishte ndërruar jetë në vitin 1999.
“Sipas meje,- thotë Schultz,- nëse do vendosja t’i shisja të gjitha pikturat mund të fitoja 30 milion dollarë, por për këtë do më duheshin 20 ose 30 vite. Të dish që një shtëpi me kaq pak vlerë ruan një thesar të tillë është vërtet fantastike”.
/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/