Një sipërfaqe toke, e blerë nga një banor i fshatit Shkallnur, Durrës i ka shkaktuar shumë probleme këtij të fundit.
Shtetasi K.M. i është drejtuar policisë së Durrësit për të bërë denoncim, pasi është ndjerë i mashtruar, kur ka zbuluar se toka që i ishte shitur, ishte me dokumente false.
Banori i Durrësit ka paraqitur në polici, të gjithë dokumentacionin që disponon dhe shpreson që hetuesit të hedhin dritë mbi mashtrimin që i është bërë.
Bazuar në denoncimin e qytetarit, policia e Durrësit ka përcjellë dosjen në Prokurori për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”.





