Pasioni i tij për ekspolorimin e nartyrave të virgjaëra dhe për aventurë, është i njohur nga të gjithë. Blendi Fevziu më t’ju dhënë rasti, shijon pushimet në vende të ndryshme.
Kështu ka ndodhur edhe këtë radhë. Këtë herë ai, për pushimet e tij të pranverës ai ka zgjedhur ishullit Seychelles, një vend me natyrë madhështore dhe klimë ekzotike në Afrikën e Jugut.
Nga fotot e postuara në profilin e tij në Instagram, Blendi nuk jep shumë detaje për vendin, por mjafton një kërkim i thjeshtë në Google për të kuptuar.
Seychelles është një nga ishujt më të lakmuar nga VIP-at në të gjithë botën për pushime. Ka rreth e rrotull 115 ishuj të vegjël, të cilat shtrihen në një hapësirë prej më shumë se 1500 kilometrash. Vizitorët që vijnë nga e gjithë bota janë mësuar të rikthehen vit pas viti, sepse ishulli të ofron mundësi të mira akomodimi në hotelet me 5 yje, por edhe në vila të vogla luksoze rreth e rrotull ishujve. I gjithë ishulli ka një gamë të gjerë hotelesh me çmime të arsyeshme, me shërbime catering-u dhe me oferta të ndryshme gjatë ditës.
Pasioni i njohur i Blendit për zhytjet këtu është krejtësisht e i realizueshëm, meqenëse vendasit janë kujdesur mjaft edhe për këtë pjesë. Në të gjithë zonën e ishullit ofrohen mundësi për zhytje duke të orientuar edhe për zonat më të dendura ku flora dhe fauna janë më të pasura.
Seychelles ka një popullsi prej 90 mijë banorësh, një popullsi e vogël afrikane, që më së shumti jeton me të ardhurat e turizmit. Megjithatë, ishulli është një natyrë e virgjër dhe për këtë vendësit ndihen .