Tiranë, 7 korrik 2014 – Prej disa javësh moderatori i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, ka munguar në ekran me emisionet e tij live, që janë zëvendësuar nga emisionet të transmetuara edhe më parë.
Blendi ka munguar së pasqyruari disa nga ngjarjet më të rëndësishme në vend si ndërhyrja e policisë në Lazarat, marrja e statusit kandidat, vrasja e Artan Santos etj.
Mungesa e Fevziut mund të justifikohej me faktin se mbase mund të mos ishte mirë me shëndet, mund të ishte jashtë me pushime etj. Por jo!
Paparazzi i “Panorama plus” e ka kapur Fevziun pak ditë më parë, te kinema Milenium, teksa pinte kafe dhe bisedonte gjithë pasion me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe deputetin socialist, Ben Blushi.
Pavarësisht se ishte në Tiranë, edhe të enjten që kaloi, Fevziu nuk u shfaq në ekran.
Pyetja që lind në këtë rast është: Kur do të dalë Fevziu në transmetim, meqë sezoni televiziv mbyllet mbas një muaji?
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





