Ditën e sotme, gazetari i mirënjohur Blendi Fevziu feston ditëlindjen e tij të 52-të. Dje në mesnatë moderatori është surprizuar në mënyrën më të bukur nga stafi! Kjo ditëlindje e ka gjetur atë në punë, megjithatë ekipi i tij u kujdes t’ia bënte sa më të veçantë.

Pas përfundimit të transmetimit të emisionit “Opinion”, sapo ora ka shënuar 00:00, ata e kanë surprizuar në ambientet e TvKlan. Në videot e shpërndara në rrjetet sociale shihen duke i kënduar këngën e ditëlindjes teksa në tortë kanë shkruar “Vitet janë thjesht numër”.

Po ashtu, në këtë ditë speciale për të, ai ka publikuar një foto kur ka qenë shumë i vogël, në krahët e nënës së tij, në qendër të Tiranës. Krah saj ka shkruar: “Një nga ditelindjet e para…”.