Në familjen e Blendi Fevziut është festuar gjithmonë 7 marsi, kjo për shkak se të dy prindërit e tij kanë qenë mësues. Një fakt i tillë është bërë me dije nga vetë moderatori, i cili ka postuar sot një foto të fëmijësisë së tij me prindërit.

“Dy prindërit kanë qenë mësuesit e mi dhe të shumë brezave. Kjo foto e fëmijërisë me ta edhe një urim për 7 marsin. Ditën e mësuesit”,-shkruan ai përbri fotos.