04 janar 2015 –  Gazetari Blendi Fevziu ka zgjedhur ta festojë jashtë Shqipërie ndërrimin e viteve. Destinacioni i tij për këtë vit ka qenë Monte Carlo (Monaco), të cilin ai duket se e ka të preferuar, meqë e ka zgjedhur shpesh edhe për pushimet e verës.

I shoqëruar nga bashkëshortja, Ines, e cila është gjithmonë e kuruar në look dhe në formë të shkëlqyer fizike, dhe vajza, Fevziu ka zgjedhur Monaco-n për të kaluar pushimet dimërore dhe Vitin e Ri.