Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ishte sot i pranishëm në Konferencën Ndërkombëtare për Detin, prej ku tha se ka ardhur koha që deti dhe ujërat shqiptarë të jenë pjesë e një politike shkencore, studimore për një planifikim të qenësishëm hapsinor edhe në detet shqiptare.
Klosi tha se në kuadër të turizmit shqiptar janë investime të reja dhe investimet të cilat pranojnë diskutim, standartizim dhe investim të niveleve më të larta, dhe këto investime mund të bëhen me normat më të mira evropiane të mbrojtjes së mjedisit.
Gjatë fjalës së tij, ministri theksoi se “Ne jemi dhe duhet të jemi më të suksesshëm në ngritjen e kësaj ekonomie në rast se zbatojmë me rigorozitet dhe pa asnjë cedim normat më të larta evropiane të ndërtimit të një turizmi miqësor me mjedisin dhe faktit që investimet e reja që po bëhen në Shqipëri”.





