5 qershor 2015 – Parlamenti shqiptar ende nuk është stabilizuar. Me lëvizjet e fundit, kur disa deputetë e ministra janë kandiduar për kryebashkiakë, deputetë të rinj pritet t’i shtohen sallës së kuvendit. Lëvizja më e fundit është ajo e deputetit socialist të Qarkut të Durrësit, Blendi Klosi, i cili u emërua ministër i Mirëqënies Sociale. Emri i radhës në listën e kandidatëve të Durrësit është drejtori aktual i Hipotekës, Jurgis Çyrbja, i cili mban numrin 8 në listën e kandidatëve. Mësohet se ende nuk ka një konfirmim nga Partia Socialiste, për shkak të fushatës për zgjedhjet vendore. Pas përfundimit të tyre do të arrihet marrëveshja me Çyrbjen. Në rast refuzimi nga ana e këtij të fundit, radha i takon drejtorit të OSHEE-së në Durrës, Sokol Sula.
Në rast të zgjedhjes së njërit prej drejtorit si deputeti i këtij legjislacioni, atëherë do të krijohet hapësira për një tjetër drejtor në një institucion me rëndësi në Durrës.
Lista e kandidatëve për Qarkun Durrës
1. BLENDI KLOSI
2. KLODIANA SPAHIU
3. ILIR BEQAJ
4. NAMIK DOKLE
5. GENTIAN BEJKO
6. ARTUR BUSHI
7. SHKELQIM TROPLINI
8. JURGIS ÇYRBJA
9. SOKOL SULA
10. ARDIAN KOKOMANI
11. GËZIM AGASI
12. TAULAND XHERAJ
13. ERALD HASANAJ
14. ESMERALDA SHKJAU
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”