Nga Athina, sekretari i përgjithshëm i PS, Blendi Klosi premtoi se qeveria do të zgjidhë problemin e pronave për të gjithë emigrantët.
“Për shumë patriotë të mbledhur sot në këtë tubim të madh duhet të ishte një gjë e thjeshtë lidhur me organizmin, por fatkeqësisht patëm shumë vështirësi në mundësimin e këtij takimi. Jemi sot me kryeministrin. Sa keq që vetëm këtu patëm disa pengesa të çuditshme dhe artificiale për organizmin e këtij takimi. Politika përpiqej ta pengonte takimin për arsye elektorale mes dy popujve tanë. Ju jeni pasqyra më besnike e Shqipërisë reale përtej llogoreve të konflikteve politike. Ju i treguat popullit grek sa të ndryshëm ishit nga balta që ju përlye padrejtësisht apo për t’ju paragjykuar nga përbuzja nacionaliste, ju jeni shembull i integrimit. Ju premtojmë se shumë shpejt do të zgjidhin problemin e pronave për të gjithë ju.”, tha Klosi.